Ambasadori i Turqisë z. Murat Ahmet Yörük vizitoi ditën e Premte Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër dhe Shoqatën “Istanbul”.

Ai u prit nga nxënësit dhe stafi i medresesë ku ishte përgatitur edhe një program festiv.

Një heroi jonë si Hasan Riza Pasha ka dhënë jetën në këtë vend. Pak më parë një vajzë lexoi vargjet e himnit tonë të flamurit, ai himn që është shkruar nga një shqiptar. Në fakt të gjithë këto marrëdhënie në mënyrë të shkëlqyer i shpjegoi Amina jonë e vogël me ato vargje poezie”, tha Yörük dhe i falënderoi për pritjen e ngrohtë.

Vizita e tij vijoi me një takim pranë ambienteve të Shoqatës Istanbul ku u takua me Kryetarin z. Ridvan Seferaj.

Ai falënderoi z. Seferaj për kontributin që ky institucion jep në forcimin e marrëdhënies së ngushtë dhe vëllazërisë mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë.

Shoqata Istanbul ushtron aktivitetin e saj që nga 1999 në qytetin e Shkodrës dhe mbështet dy medresetë e këtij qyteti, dega Djem dhe dega Vajza.

Gjithashtu ky institucion jep kontributin në këtë qytet përmes projekteve sociale në mbështetje të njerëzve në nevojë gjithashtu edhe përmes programeve kulturo-edukative.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX