Në kuadër të vitit të ri hënor 1440 hixhër, bashkia e Bursës së Turqisëshoqata “Istanbul” dhe myftinia e Shkodrës kanë zhvilluar një aktivitet për Ditën e Ashures.

Një aktivitet i kthyer në traditë tashmë në qytetin e Shkodrës, ku u organizua shpërndarja e ashureve, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për qytetarët shkodranë, të cilët të kënaqur provuan specialitetin tradicional të ashures turke.

Fillimisht, pas namazit të xhumasë në Xhaminë e Parrucës, nga ku u bë edhe ky organizim, përshëndetën përfaqësues të myftinisë, të cilët falënderuan përfaqësuesit e bashkisë së Bursës nga Turqia si dhe të shoqatës “Istanbul” që mundësuan për qytetarët shkodranë shpërndarjen e ashures.

Përfaqësuesi i bashkisë së Bursës, Ali Turgut dhe përfaqësuesi i shoqatës “Istanbul”, Evans Drishti para mediave, në mesin e tyre edhe radio “Zëri i Turqisë” folën për rëndësinë dhe kulturën e ashures si dhe e përshkruan këtë organizim si shenjë e vëllazërisë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë.

Përgatitja e ashures është ushqim tradicional që bëhet në muajin e parë hënor, Muharrem në mbarë botën islame.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX