Në ambientet e xhamisë së Parrucës në Shkodër, në një atmosferë festive dhe shpirtërore u diplomuan 13 hafizët e parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, qendër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit Hudayi në Stamboll.

Ceremonia e diplomimit  u organizua nga shoqata “Istanbul” në bashkëpunim me Myftininë Shkodër. I pranishëm ishte dijetari dhe hoxha  nga Turqia Osman Nuri Topbaş, i cili në ligjëratën e tij tha se Kur’ani është vepra që Allahu i ka dërguar njerëzimit për udhëzim.

“Uroj më shpirt dhe me zemër që kjo ditë të jetë rikthim i ditëve të mëparshme të Shqipërisë, i atyre ditëve që lidhen me gjallërimin e Kur’anit, gjallërimin e zemrës dhe popullit. Kur’ani është libër që zbukuron të vërtetën mbi vdekjen, është ushqim për shpirtin, është burim energjie për shpirtin. Kur’ani për të gjitha shtresat e njerëzimit është udhëzues për formimin e individit të përsosur.”

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre  në ceremoni, përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, hafizë të njohur të Kur’anit, hoxhallarë e të ftuar nderi.

Përshëndeti të pranishmit edhe Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed Sytari, i cili ndër të tjera theksoi se me hapjen e kësaj qendre për memorizimin e Kur’anit Famëlartë hapet një epokë e re për të mirën e Shkodrës dhe Shqipërisë.

Kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj me cilësinë edhe të administratorit të qendrës përshëndeti të pranishmit dhe tha në fjalën e tij se teksa kanë kaluar vetëm dy vite nga hapja e Qendrës për Memorizimin e Kur’anit, “jemi mbledhur në këtë vend të begatë për të marrë pjesë në emocionin e ceremonisë së diplomimit të 13 hafizëve të pare të kësaj qendre.”

“Vendit tonë të shtrenjtë i shtohen 13 mbartës të Kur’anit, fjalës më të ndershme dhe më të vlefshme në botë, fjalës së Allahut xh.sh. duke u bërë burim shprese dhe mirësie për të gjithë shoqërinë tonë. Ishte dëshira e hoxhës së nderuar Osman Nuri Topbaş që amaneti i përcjelljes së mesazhit kuranor të gjallërohet përsëri në trojet tona duke risjellë traditën e bukur të të parëve tanë e duke i falë dritë nga nuri i Kuranit Shkodrës, por jo vetëm.”

Ceremonia u mbyll me zërin e bukur të hafizëve të rinj, të cilët emocionuan të pranishmit me këndimin e pjesëve nga Kur’ani Famëlartë.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX