Shoqata Istanbul shtron iftar për personalitetet

0
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Shoqata Istanbul vazhdon Traditën e bukur e shtrimit të Iftareve në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Të Enjten me date 24 Maj 2018 Shoqata Istanbul mirëpriti në Sofrën Tradicionale të Iftarit përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësive diplomatike, përfaqësues te shoqatave të ndryshme, mësues, pedagogë, profesorë, mjekë, juristë të karrierës, njerëz të shquar të kulturës, artit, sportit dhe medias, njerëz të biznesit e të tjerë me kontribut për qytetin e Shkodrës dhe me gjerë, plot miq e të ftuar të cilët nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Në fjalën e tij hapëse, Kryetari i Shoqatës Istanbul, z. Ridvan Seferaj foli për rëndësinë e aktiviteteve të tilla të cilat jo vetëm që afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin por është edhe një shans i artë për të treguar vlerat e vërteta të shoqërisë sonë dhe tolerancës fetare që e karakterizon.

Më pas aktivitetin e përshëndeten Imam Muhamed Sytari – Myfti i Qarkut Shkodër, Znj. Voltana Ademi – Kryetare e Bashkisë Shkodër, Çesk Millja – Prefekt i Qarkut Shkodër si dhe Zv. Ambasadori i Republikës së Shqipërise Z. Sinan Cem Bas.

Sofra Tradicionale e Iftarit organizohet prej mese 16 vitesh nga Shoqata Istanbul në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarë thuajse çdo natë të muajit Ramazan ndajnë me ne begatitë e kësaj sofre.

Shtrimi i këtyre iftareve do të vijojë gjer në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX