Historiku

Historik i shkurtër i veprimtarisë së Shoqatës

Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” e filloi veprimtarinë e saj si një shoqatë e pavarur, jo qeveritare me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr. 3895 datë 28.12.1999.

Fillimisht e nisi me zbatimin e disa  projekteve në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare të tilla si: ndihmat ushqimore mujore, pakot ushqimore të Ramazanit, Projekti i Kurbaneve, Iftaret e muajit Ramazan etj.

Në vitin 2000 mbi bazën e një marrëveshjeje me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, merr në administrim Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e Vajzave, duke e shtrirë kështu veprimtarinë në fushën e arsimit.

Shoqata Istanbul e zgjeron veprimtarinë e saj në fushën e arsimit me marrjen nën administrim të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e Djemve në vitin 2007.

Në vitin 2014 licencohet për veprimtarinë “Arsim parashkollor kopsht” , me numër licence LN-7977-05-2014, dhe hap kopshtin “Aromë Trëndafili.”

Në Shtator të 2015-ës , në një godinë të standardeve më të larta bashkëkohore, hap shkollën për arsimin fillor, duke u bërë  Medreseja e parë  në  Shqipëri që  ofron këtë  lloj shërbimi.

Shoqata Istanbul, në Dhjetor të vitit 2017, hap një qendër kulturore, e cila e nis aktivitetin fillimisht si Qendër e Memorizimit të Kur’anit Famëlartë, me objektivin për tu pasuruar në të ardhmen me një sërë shërbimesh të tjera, të cilat do të kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore, shpirtërore e sociale të qytetit dhe jo vetëm.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX