Investimi i vërtetë

0
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ne jemi njerëz. Sidoqoftë, nuk e dimë se sa njerëz kanë jetuar në të kaluarën. Ndërsa sot si njerëz kemi arritur miliarda. Njerëzimi vazhdimisht do të rritet. Numri ynë vazhdimisht do të rritet derisa të vijë koha e fundit që është caktuar për njeriun.

Pastaj, duke filluar që nga njeriu i parë e deri te njeriu i fundit, të gjithë do të mblidhemi në një vend. Aty do të jetë vendi i tubimit. Aty do të ringjallemi dhe do të mblidhemi. Aty do të jetë vendi i mbledhjes dhe frekuentimit i të gjithëve kurdo që të jenë krijuar. Nga aty do të dalim në audiencën e Atij që na ka krijuar. Prej ekzistencës sonë mund të dyshojmë, por prej kësaj të vërtete të madhe nuk dyshojmë kurrë.

Ne si njerëz po shkojmë drejt atij vendi ku do të mblidhemi. I gjithë njerëzimi, burra e gra, do të gjenden aty. Ky është një rregull i vlefshëm në të njëjtën mënyrë edhe për të mirët, edhe për të këqijtë. Ne e besojmë këtë si një e vërtetë e padiskutueshme.

Në ditën e tubimit do të dalim në audiencën e Allahut Teala, i Cili na ka krijuar si njerëz dhe na e ka mundësuar të ekzistojmë në jetën e kësaj bote. Një nga një do të dalim në audiencën e Zotit (xh.sh.) dhe do ta shohim veten që nga fryma e parë e deri në frymën e fundit. Të mirët dhe të këqijtë, të bardhët dhe të zinjtë, burrat dhe gratë, të udhëhequrit dhe udhëheqësit, të pasurit dhe të varfrit… Të gjithë njerëzit do të nxirren në audiencën e Allahut Teala. Aty do të jetë një vend në të cilin do të heshtin gjuhët dhe do të flasin organet tona të tjera. Do të flasin duart, do të flasin këmbët, do të flasin sytë…

E vërteta që na bën të mendojmë për atë ditë që tani, është fakti se aty do të gjendemi vetëm. Ata që sot i duam, që shpresojmë prej tyre dhe që u besojmë, aty nuk do të gjenden pranë nesh për të na mbështetur. Aty do të jemi ballë për ballë dhe vetëm më atë që do të na marrë në llogari. Do të na bëhen pyetjet dhe do të përgjigjemi. Kjo është e vërteta e madhe. Logjika e jetës është e bazuar në këtë. Kjo është një e vërtetë prej të cilës nuk mund të shpëtojmë duke harruar apo duke e hedhur pas shpine. Do të jemi të vetëm dhe ballë për ballë me Atë që do të na marrë në llogari. Gjithashtu do të jemi ballë për ballë me të gjithë jetën tonë dhe të gjitha veprat që kemi bërë.

Të jesh besimtar mbi këtë tokë do të thotë të jetosh duke e njohur dhe perceptuar atë ditë. Ky është ndryshimi ndërmjet nesh dhe kafshëve. Gjithashtu, ky është ndryshimi ndërmjet nesh dhe atyre që janë më kafshë se kafshët. Kur ta harrojmë se atë ditë do të jemi të vetëm, do ta humbasim edhe kodin e ekzistencës sonë.

Vetëm njohja e kësaj të vërtete nuk do të jetë e mjaftueshme. Dije e vërtetë është dija me të cilën punohet. Siç nuk mund ta ndalojë djegien dija se Xhehenemi është djegës, edhe dija se do të merremi në llogari një nga një nuk do të na shpëtojë dot nga llogaria.

Nëse të gjitha gjërat që duhet t’i bëjmë në këtë botë do t’i bëjmë duke pasur parasysh atë ditë, atëherë do të thotë se kemi bërë investimin më të mirë për atë ditë. Kur bëjmë një punë për njerëzimin, në të vërtetë kemi bërë një investim për veten tonë. Nëse ndihmojmë një të varfër, në fakt kemi ndihmuar veten tonë. Nëse ndihmojmë ndonjë të sëmur, në fakt kemi ndihmuar veten tonë. Edhe nëse jemi të vetëm, në të vërtetë nuk jemi një person, por një pjesë e umetit. Fakti që ne gjendemi aty, është investim për umetin tonë. Meqë umeti është umeti ynë, atëherë edhe investimi për të është investim për veten tonë. Ne kështu duhet të mendojmë dhe kështu duhet të jetojmë.

Dy gabime të kundërta me njëra-tjetrën si nënçmimi i vetes dhe të shpresuarit nga të tjerët, janë të papranueshme për ne. Nëse është gjallërimi i umetit ai që pritet, atëherë mund të mendojmë: “Unë jam ai që duhet të përpiqem për këtë gjallërim. Ngaqë jam një pjesë e umetit, do të thotë se umeti po gjallërohet.” Kur ta shohim gjendjen nga fillimi e deri në fund, duhet të mendojmë: “Ku gjendem unë?” Vetëdija në formën: “Nëse gjendem unë, nëse ia dal mbanë, nëse dua, nëse më duan dhe nëse jam në rrugën e përsosmërisë.”, do të jetë inkurajuesja për atë ditën kur do të nxirremi në audiencën e Zotit (xh.sh.). Humbja e kësaj do të jetë humbje edhe për atë ditë.

Ne duhet t’i shohim gabimet tona. Gjithashtu, duhet të bëjmë një plan që të na përgatisë për atë ditë. Besimi ndaj Ahiretit e bën të detyrueshme këtë. Ky është rezultati i sinqeritetit në fe. Zgjuarsia kundrejt dredhive të ndryshme të shejtanit mund të arrihet me një kuptim dhe praktikë të tillë. Ndërsa e kundërta, do të ishte fjalë shumë e punë pak.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX