Kopshti “Aromë Trëndafili”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kush jemi ne

Kopshti “Aromë Trëndafili” është një institucion parashkollor i licensuar me licensë LN-7977-05-2014 në emër të subjektit Shoqata Vëllazërore Humanitare “Istanbul” me NIPT: K01802004J.

Kopshti e ushton veprimtarinë e tij në një godinë të standarteve bashkohore me adresë ; Lagjja Perash, Rruga Mehmet Pashë Plaku, Pranë Xhamisë Perash.

Çfarë ofrojmë

Në kopshtin tonë ofrohet arsim parashkollor (kopsht) për tre nivele:

  1. Niveli i parë 3 – 4 vjeҫ
  2. Niveli i dytë 4 – 5 vjeҫ
  3. Niveli i tretë 5 – 6 vjeҫ

Mësimi në kopsht zhvillohet 6 ditë në javë me orar qëndrimi:

  1. a) Nga ora 07:30 deri në orën14:00
  2. b) Nga ora 07:30 deri në orën15:30

Për cdo nivel ofrohet:

  • Edukatore dhe As/Edukatore
  • Shërbimi i psikologes dhe i mjekes
  • Transport
  • Ushqim 2-4 vakte sipas kohëzgjatjes së qëndrimit të nxënësit në kopsht
  • Standarti (maksimumi) 25 nxënës për klasë

Funksionimi i kopshtit

Kopshti “Aromë Trëndafili” është një institucion arsimor parashkollor jopublik që funksionon në mbështetje të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Dispozitat Normative , aktet e tjera nënligjore në fuqi.

Parime dhe rregulla të përgjithshme të funksionimit

  • Kopshti në veprimtarinë e tij zbaton kurrikulën zyrtare, mbështetur në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar dhe në dokumentet zyrtare kurrikulare për këtë cikël.

Në veprimtarinë e tij, kopshti i fëmijëve synon:

  1. të zhvillojë personalitetin e fëmijës parashkollor dhe ta parapërgatisë atë për shkollë;
  2. të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi;

Planifikimi i Kurrikulës për kopshtin bëhet në përputhje me zhvillimin moshor, psikologjik, interesat dhe nevojat e fëmijëve parashkollorë.

  • Partneriteti kopsht-familje

Stafi pedagogjik shkëmben informacion me prindërit sa herë është ë nevojshme

Stafi pedagogjik mirëpret  prindërit në çdo moment të ditës.

Stafi pedagogjik informon prindërit rreth programit të edukimit të kopshtit.

Stafi pedagogjik kerkon nga prindërit sugjerime për aktivitete që do të zhvillojnë në grup apo në kopsht.

  • Siguria e jetës, shëndetit dhe ushqyerja e fëmijëve.

Personeli i kopshtit zbaton “Rregulloren e shërbimit shëndetësor për institucionet parashkollore”.

Mjediset e tualetit, uji i pijshëm dhe mjetet e larjes së duarve janë lehtësisht të arritshme nga ana e fëmijëve.

Mjetet dhe lodrat që luajnë fëmijët janë të përshtatshme për moshën e tyre dhe të parrezikshme.

Shërbimi i kuzhinës kontrollon dhe sigurohet që ushqimet e fëmijëve janë brenda datës së skadencës.

Shërbimi i rojes garanton sigurinë e brendshme dhe të jashtme të objektit, paprekshmërinë e fëmijëve si dhe kontrollon  hyrje – daljet e personave të jashtëm në kopësht.

  • Respektimi i individualitetit të çdo fëmije

Mësueset i thërrasin të gjithë fëmijët me emër.

Mësueset i dëgjojnë fëmijët dhe u japin mundësi të

dëgjohen.

Mësueset nuk bëjnë komente për pamjen apo karakterin e fëmijëve.

Mësueset shmangin të qenit tallës me fëmijët.

Mësueset nuk bëjnë dallime  ndërmjet fëmijëve.

Mësueset nuk tregojnë shenja antipatie ndaj fëmijëve.

Mësueset nuk tregojnë simpati ndaj disa fëmijëve, në mënyrë që të tjerët të ndihen keq.

Mësueset përdorin të njëjtat kritere vlerësimi për të gjithë fëmijët.

Mësueset shfaqin mirësjellje në komunikimin me fëmijët.

Mësueset mbajnë qëndrim pozitiv ndaj pyetjeve, komenteve dhe përgjigjeve të fëmijëve.

Mësueset shprehin vlerësim për përpjekjet që bëjnë fëmijët.

  • Bashkëveprimi mësuese-fëmijë.

Stafi pedagogjik bashkëbisedon me fëmijët dhe transmeton dashuri e respekt.

Stafi pedagogjik trajton në mënyrë të barabartë të gjithë fëmijët.

Stafi pedagogjik nxit fëmijët të jenë të pavarur.

Stafi pedagogjik u krijon mundësi fëmijëve që të ndërmarrin nisma në përshtatje me moshën.

Stafi pedagogjik tregon respekt për çdo fëmijë dhe familjen e tij, pavarësisht prejardhjes dhe kulturës së tyre.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.
Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX