Misioni

Misioni i Shoqatës është:

Të kontribuojë duke mbështetur dhe zhvilluar tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare;

Të ofrojë ndihmë dhe sigurojë shërbime publike, sociale, shëndetësore, ndihma dhe mbështetje për shtresat në nevojë dhe në raste fatkeqësish;

Të promovojë, të mbështesë, të ushtrojë veprimtari dhe të ofrojë shërbime në fushën e arsimit dhe të kulturës, kërkimeve shkencore, krijimtarisë intelektuale, botimeve dhe multimedias;

Të nxisë dhe krijojë mundësi për kualifikimin profesional tek të rinjtë;

Të ndihmojë dhe stimulojë studentët ose nxënësit e shkëlqyer, apo me vështirësi ekonomike, duke iu ofruar mundësi dhe lehtësira studimi brenda dhe jashtë vendit;

Të bashkëpunojë, të krijojë partneritet, të ndihmojë, të lidhë marrëveshje dhe të zbatojë projekte me shoqata, fondacione, qendra, institucione dhe organizma te ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, që kanë qëllime të njëjta ose të përafërta me qëllimet e shoqatës;

Të kontribuojë në promovimin e vlerave moralo – fetare në shoqëri.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX