Sofra Iftarit organizuar nga Shoqata Istanbul e cila shtrohet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit u rikthye në mesin tonë.

Një sofër tradicionale e shtruar prej vitesh, ajo mbledh çdo vit komunitete besimtarësh myslimanë, të ftuar nga komunitete të tjera fetare dhe të ftuar nga pushteti lokal dhe qendror.

Sofra e parë e iftarit u shtrua për stafin e Shoqatës Istanbul dhe Medreseve. Ajo i paraprin shtrimit të iftareve përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Kryetari i Shoqatës Istanbul u uroi mirëseardhjen të pranishmëve si dhe u uroi mbarë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Shoqata Istanbul prej vitesh shtron iftare gjatë muajit të Ramazanit jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe në qytetet e Tiranës, Mamurrasit, Pukës!

Kjo traditë pritet të vijojë edhe këtë vit. Shoqata Istanbul ju uron besimtarëve agjërim të mbarë të muajit të Ramazanit.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX