Objektivat

Objekti i veprimtarisë së shoqatës:

Synimet e shoqatës “Istanbul “ mendohet të arrihen nëpërmjet realizimit të objektivave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Objektivat afatshkurtra:

  • Të ngrejë qendra në të cilat do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, arsimore, sportive dhe fetare;
  • Të ngrejë institucione arsimore dhe edukative të tipit: shkolla, konvikte, kopshte, qendra rinore dhe për fëmijë;
  • Për nxënësit dhe studentët me rezultate të shkëlqyera, apo në vështirësi ekonomike Shoqata synon të kontribuojë duke u ofruar bursa, përballimin e shpenzimeve të domosdoshme për studime parauniversitare dhe pasuniversitare si dhe gjatë ndjekjes së shkollës së lartë si brenda ashtu dhe jashtë vendit;
  • Të organizojë takime, konferenca, simpoziume, seminare dhe aktivitete të ndryshme edukative, sociale, kulturore, sportive e fetare;
  • Hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e përkrahjes sociale dhe ndihmave humanitare;
  • Shoqata me iniciativën e saj ose në bashkëpunim me shoqata vendase dhe të huaja apo me institucione apo organizma të ndryshëm synon të  ofrojë ndihmë humanitare nxënësve, jetimëve , familjarëve më në nevoje dhe atyre të prekur nga fatkeqësitë natyrore.

Objektivat afatmesme:

  • Të hapë kurse të mësimit të gjuhëve të huaja, të lëndëve shkencore, fetare, si dhe të kualifikimit profesional;
  • Të hapë Shtëpi Botuese për botime të ndryshme të shoqatës por dhe jashtë saj në funksion të qëllimeve që ka shoqata;
  • Të mundësojë  botimin e veprave të ndryshme shkencore, artistike, kulturore e fetare.

Objektivat afatgjatë :

  • Të japë ndihmesë dhe të themelojë institucione te larta akademike si institute, universitete, fakultete etj;
  • Hapjen e qendrave shëndetësore, qendrave të diagnostikimit, klinikave , spitaleve, vënien në dispozicion të mjekëve specialiste si dhe dërgimin për trajtim dhe kurim jashtë shtetit në raste të veçanta në mënyre, që të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor apo krijimin e lehtësirave të këtij shërbimi për personat në vështirësi ekonomike.

 

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX