Për dhjetë javë rresht, nën kujdesin e shoqatës “Istanbul” u zhvillua aktiviteti futbollistik, Kupa “Istanbul” në minifutboll.

Në atmosferën e bukur vëllazërore dhe garën e fortë sportive u zhvilluan takimet midis 6 ekipeve pjesëmarrëse nga strukturat kryesore të shoqatës “Istanbul”, dashamirësve dhe partnerëve si: Medreseja – Dega e Djemve, Matura e medresesë, “Progresi Botime”, Konvikti i medresesë, Konaku dhe Sohbeti.

Në takimet midis këtyre skuadrave spikati jo vetëm shpirti i garës, por edhe fryma e bashkëpunimit, respektit dhe e mirësjelljes midis lojtarëve pjesëmarrës.

Ndeshjet u drejtuan nga një treshe gjyqtarësh me përvojë; Astrit Dervishi,  ish arbitër ndërkombëtar i FIFA, Dritan Sylia dhe Xhevahir Halili, arbitra te ligës profesioniste.

Në përfundim të këtij kompeticioni u organizua ceremonia e mbylljes së edicionit të dytë të kupës dhe u shpall kampion ekipi i medresesë – dega e djemve.

Me këtë rast kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj i dorëzoi kupën ekipit kampion, si dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit e aktivitetit. Për fituesit u dhanë edhe çmimet përkatëse ndërsa u vlerësuan të gjithë pjesëmarrësit me certifikatën e aktivitetit.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX