Shoqata Istanbul me mbështetjen e Fondacionit Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Stamboll u erdhi në ndihmë qindra familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit prej të cilit humbën jetën 52 persona, qindra u plagosën e shumë të tjerë mbeten pa strehë.

Përfaqësues të Shoqatës Istanbul vizituan zonat e prekura si Thumanë, Fushë-Mamurras, Bubq, Gjorm, Budull dhe Gurrëz duke u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

U shpërndanë mëse 300 pako ushqimi, 600 batanije dhe 300 pako mish për banorët e këtyre zonave të cilët u goditën më rëndë nga tërmeti.

Fondacioni Aziz Mahmud Hudayi prej vitesh ka dhënë mbështetjen e tij për qindra familje në bashkëpunim me Shoqatën Istanbul jo vetëm në raste të ndodhive natyrore siç ishte tërmeti i datës 26 Nëntor, duke shpërndarë ndihma për familje të shumta në nevojë.

Po një javë më parë Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Dega Djem dhe Vajza e cila mbështetet nga Shoqata Istanbul dërgoi ndihma për banorët e prekur të këtyre zonave, ndihma të cilat ishin grumbulluar pranë dy shkollave gjatë një fushatë disa ditore nga prindërit dhe nxënësit.

Me këtë kontribut, Shoqata Istanbul dhe Fondacioni Aziz Mahmud Hudayi shpresojnë tu kenë lehtësuar sadopak humbjet dhe dhimbjen e këtyre banorëve.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX