Shoqata Istanbul në bashkëpunim me Organizatën për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike (YTB), organizojnë për të dytin vit me radhë aktivitetin rinor “Akademia e të Rinjve Shqiptarë” në qytetin e Shkodrës.

Aktiviteti u hap ditën e sotme ku ligjëroi gazetari dhe studiuesi Agim Baçi me temën “Njeriu si qenie kulturore përballë Modernitetit.” Në aktivitet mori pjesë edhe Koordinatori i YTB për Ballkanin Nedim Aslan.

Gjatë një periudhe një mujore do të organizohen takime dhe seminare ku do të ligjërojnë profesorë, studiues, akademikë.

Këto seminare kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë moshat e reja rreth problematikave dhe tematikave me karakter lokal dhe global.

Një objektiv i këtij aktiviteti është edhe njohja më nga afër me kulturën dhe traditat e përbashkëta që kanë Shqipëria dhe Turqia.

Përveç përfitimit të njohurive të reja nga disa prej emrave më në zë të botës së akademisë dhe gazetarisë në Shqipëri, studentët që kanë zgjedhur të bëhen pjesë do të pajisen me certifikate nga Akademia e të Rinjve Shqiptarë.

Këtij aktiviteti do ti bashkohen edhe profesorë nga Turqia. Akademia e të Rinjve Shqiptare nis rrugëtimin këtë të Shtunë ku do të ligjërojë Agim Baçi rreth tematikës “Njeriu si qenie kulturore përballë modernitetit.”

Përgjatë gjithë muajit Prill ambientet e Shoqatës “Përpjekje” do të shndërrohen në destinacionin e dhjetërave të rinjve të cilët do të shkëmbejnë me njëri tjetrin eksperiencat më të mira nga Akademia e të Rinjve Shqiptarë.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX