Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” përfundoi me sukses projektin “Kurban 2017”.

Edhe këtë vit më qëllim mbështetjen e shtresave më në nevojë u realizua për tre ditë me rradhë shpërndarja e mishit të Kurbanit.

I gjithë procesi i zbatimit të këtij projekti, ku përfshihet furnizimi, transporti, therja, paketimi dhe shpërndarja u realizua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj, nga një staf profesional ku bënin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm vullnetarësh.

U shpërndanë 4500 pako me mish kurbani, nga këto, përfituan individë, familjarë në nevojë, institucione e organizata të ndryshme të shërbimit social, ndër të cilat:

  • Shtëpia e fëmijës Shkodër
  • Shtëpia e të moshuarve Shkodër
  • Shoqata e jetimëve Shkodër
  • Shoqata “Për të drejtat e komunitetit Egjiptian”
  • Shoqata “Misionarët e Paqes”

Harta e shpërndarjes sipas një grafiku të paracaktuar, bazuar mbi kërkesat dhe nevojat e evindentuara, përfshiu rrethet Tiranë, Shkodër, Mamurras, Shijak, Kavajë dhe Malësi e Madhe.

Realizimi i këtij projekti u bë i mundur falë mbështetjes së fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi”.

Ndihmuan në zbatimin e projektit fondacioni “Diyanet” Turqi, si dhe fondacioni “Denis Feneri”.

Projekti u realizua me sukses edhe falë partneritetit të shkëlqyer me organet e pushtetit vendor dhe atij qëndror, organizatat, institucionet dhe të gjithë individët të cilët kontribuan në këtë proces.

Share.

Leave A Reply

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX