Mirëserdhe o Resulallah; në mesin tonë, në shtëpinë tonë, në zemrën tonë!..
Mirëserdhe në botën tonë, në shekullin tonë, në gjirin tonë!..
Si rreze drite erdhe duke ecur prej krijimit; gjithësinë gëzove, krijesat begatove, popujt frymëzove, umetin tënd ndriçove, e gjynahqarëve shpresë u solle!
Ne s’mundëm të shkëputeshim prej gjynahut e të vinim tek ti, o Resulallah!
Por ti erdhe tek ne dhe gjithmonë do të vish…
Me gjynahun tonë vetëm për vetëm nuk na le dhe nuk do të na lësh kurrë!
Sepse siç e thotë Kurani, ti je një prej nesh… Je i dashur, i butë dhe shumë i mëshirshëm me ne!
O Resulallah! Sa keq për ne që s’u lidhëm dot pas teje! S’mundëm të të njohim! S’mundëm të vinim tek ti!
S’kemi fytyrë të vijmë tek ti!
Shumë e kemi tepruar!
Ramë pre e egos sonë! Ramë vet në pusin tonë!
Ti erdhe me sihariq!
Edhe pse s’kemi fytyrë, ti erdhe me mëshirë plotë sa bota!
Ne me gjynahe u mbushëm; ti me sihariqe na erdhe! Ne pabindshmëri treguam; ti me falje na erdhe! Ne padrejtësi vepruam; ti me bujari na erdhe!
Para njëmijekatërqind e ca viteve, ende pa lindur ti, bota në errësirë ishte mbytur. Padrejtësia ishte normale. Netët nuk gdhinin kurrë. E injoranca, keqas e kishte mbërthyer mençurinë.
Elhamdulilah, tashmë horizonti ynë është i ndriçuar prej njëmijekatërqindedyzetetetë vitesh. Errësira u bë metaforë, e drita e vërtetë është tashmë.
Dielli i së vërtetës është në qiellin e gjithësisë sot!
O Resulallah!
Emri yt i nderuar dhe drita që solle kanë arritur në çdo vend prej lindjes në perëndim; ka zaptuar çdo vend sot. Kjo është koha jote!.. Sot është ditëlindja jote!
Edhe njëherë të urojmë ardhjen mes nesh, në zemrat tona, në botën tonë, o Resulallah! Salate dhe selame të pafundme qofshin mbi ty dhe sahabët e tu!
Gëzuar ditën e xhumasë dhe ditëlindjen e Profetit (sal-lallahu alejhi ue’s-sel-lem)

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX