Motivi i ekzistencës së njeriut

0

Babai i Vesës është i trishtuar. U bënë disa ditë që nuk e zë gjumi. Edhe nëse fle, bën gjumë shumë të çrregullt. Zgjohet shpesh… Veten e ndjen të pafuqishëm. Përgjatë gjithë jetës, është hera e parë që ai nuk mund të bëjë asgjë për vajzën e tij. Do të donte të bënte shumëçka për të, por nuk mundet.

Vesa është sëmurë. U bënë dy vjet që kurohet. Diagnoza e saj është kanceri i gjirit. Para gjashtë muajsh, qelizat e kancerit i ishin përhapur drejt mushkërisë së bardhë. Doktorët nuk japin shpresë, por nuk shprehen as pesimistë. Faktikisht, mjekët në përgjithësi kështu flasin. Ata ngurojnë të japin përgjigje të prera. Ndoshta këtë e bëjnë për të mbrojtur veten e tyre. Ata nuk japin garanci, sepse nëse ndodh e kundërta, kanë frikë se humbin besimin e pacientit.

Para dy muajsh pati probleme në mjekimin e Vesës. Gjendja e Vesës përkeqësohet. Babai i saj lutet akoma. Vesa shtrohet në spital, por ndërron jetë.

Lutjet e babait të Vesës, si duket nuk ishin pranuar. Krijuesi e di më mirë arsyen e kësaj ndodhie…

Vallë, kanë shkuar dëm lutjet që ai kishte bërë? Ku përfunduan ato?

Këto janë pyetje që shqetësojnë mendjen e shumë njerëzve, që nuk u pranohen lutjet ashtu siç ata kërkojnë. Shkaku i lindjes së këtyre pyetjeve lidhet me pritshmërinë tonë të ngutshme ndaj një rezultati të caktuar. Mirëpo tani me të drejtë shtrohet pyetja: mos lutja është një marrëdhënie interesi me Krijuesin?

Ndërsa babai i Vesës nuk ankohet për gjendjen…

Me ditë, me javë dhe me muaj të tërë ishte lutur e përgjëruar për shërimin e vajzës së tij. Ai dëshironte shumë që ajo të shërohej, kështu që i ishte drejtuar plotësisht vetëm Krijuesit. Sëmundja e rëndë e kishte dobësuar shumë vajzën dhe ai e kishte kuptuar se Krijuesi ishte pika e vetme ku mund të mbështetej. Sa herë që lutej, ndjente një qetësi shpirtërore të thellë, sepse përgjatë duasë babai i Vesës ia kishte shprehur dhe parashtruar gjendjen e tij, Zgjidhësit. Ai kishte kuptuar kufijtë e realitetit të tij. Kur lutej, ai i përgjërohej Zotit: “Ne nuk kemi mundësi të bëjmë çdo gjë. Ti je Krijuesi i çdo gjëje. Sëmundja dhe shërimi vjen nga TiVajza ime është krijesa Jote e brishtë, Ti e do atë më shumë se sa unë. Ajo është amaneti që Ti ma besove mua, por unë e di se Ti je Amanetqari më i Madh. Tuajt jemi dhe te Ti do të kthehemi.”

Babai i Vesës besonte thellë në fjalët e duasë së tij. Kjo ishte qartësia që fitoi ai nga lutjet që kishte bërë. Dorëzimi i vetes ndaj Allahut, përkujtimi dhe lavdërimi i Krijuesit, ishte fitimi i tij më i madh. Përgjatë lutjeve, kishte arritur një lidhje të fortë me Zotin. Lutja ishte bërë një stacion i veçantë mes tij dhe Krijuesit. Vakti i lutjes ishte kthyer në një kohë që ia kushtonte vetëm Atij, shkëputej nga kjo botë, mendonte vetëm për Të dhe ndjehej më afër Tij.

Kur lutej, nuk kërkonte patjetër që Krijuesi t’ia shëronte vajzën. Ai e dinte se Krijuesi nuk ishte vetëm Shëruesi, por në të njëjtën kohë ishte edhe el-Hakim-i, domethënë, i Urti. Për këtë arsye, nuk e përjashtonte mundësinë e përkeqësimit të shëndetit të vajzës apo vdekjen e saj, e kishte pranuar këtë gjendje dhe duronte. Lutjen e shihte si një mënyrë lidhjeje me Krijuesin, si një mënyrë jetese dhe si një mundësi për të shfaqur gjendjen, prandaj as nuk i shkonte në mend ideja se lutja nuk i ishte pranuar.

Lutja është të shprehurit e vetes ndaj Krijuesit. Kur njeriu shpreh veten e tij, nga ana tjetër dëshmon vetë Krijuesin. Përfitimi nga lutja është vetë gjendja lutjes…

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX