Edhe këtë vit, Shoqata “Istanbul” përmbylli me sukses procesin e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve, duke ofruar mbështetje për shtresat në nevojë gjatë festës së Kurban Bajramit.
Kjo iniciativë u realizua falë partneritetit të ngushtë me fondacionin turk “Aziz Mahmud Hudayi”, si dhe falë bujarisë së donatorëve vendas, të cilët treguan një solidaritet të lartë me komunitetin.
Ndihma konkrete këtë vit u fokusua në disa pika kyçe:
- Shtresat në nevojë: Banorët me vështirësi ekonomike në qytetin e Shkodrës.
- Institucionet sociale: Azili i të Moshuarve në Shkodër, Qendra e Zhvillimit e Mendor
- Zonat rurale: Familjet në nevojë në zonën e Kalasë së Drishtit.
Shoqata “Istanbul” falënderon përzemërsisht të gjithë besimtarët dhe bamirësit që zgjodhën të besojnë amanetin e tyre këtë vit, duke dhënë kontributin e tyre dhe bërë pjesë e kësaj vepre humane.













