Delegacioni i Kryesisë së Turqve Jashtë vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) viziton Shoqatën Istanbul

Shoqata Istanbul mirëpriti në ambientet e saj një delegacion nga Kryesia për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) e udhëhequr nga z. Umut Deniz Öncel.

Kryetari i Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj i uroi mirëseardhjen delegacionit ndërsa i njohu më nga afër me aktivitetin e institucionit kryesisht në fushën e arsimit dhe veprimtarisë humanitare ushtruar prej mëse 25 vitesh.

z. Seferaj shprehu falenderimet me të thella për mbështetjen e ofruar ndër vite nga YTB. Prej mëse 9 vitesh Shoqata Istanbul dhe YTB organizojnë në Shkodër “Shkollën Rinore Ballkanike”, një program trajnimi dhe cikël seminaresh ku zënë vend tematika me karakter social, kulturor, fetar, dhe historik.

Gjithashtu u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi për nisma dhe projekte në shërbim të misionit të përbashkët të Shoqatës Istanbul dhe YTB.

YTB ka një kontribut të madh në arsimimin e të rinjve nga Shqipëria ku çdo vit ka qindra aplikime në programin e saj të bursave të studimit në Turqi, një mundësi që ofrohet në mbi 170 shtete të botës.

Shpërndaje