Shkolla Rinore Ballkanike 2026 hapi edicionin e 9-të në Shkodër me pjesëmarrjen e Ambasadorit Ambasadori i Republikës së Turkiye në Shqipëri z. Baris Ceyhun Erciyes
Shkolla Rinore Ballkanike 2026 organizohet për vitin 9-të me radhë qytetin e Shkodrës, një bashkëpunim mes Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteve Mike (YTB) dhe Shoqatës Istanbul.
Organizuar pranë ambienteve të Lider Academy në Shkodër, në aktivitetin e hapjes së këtij edicioni mori pjesë Ambasadori i Republikës së Turkiye në Shqipëri z. Baris Ceyhun Erciyes i cili më parë ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Dypalëshe për Ballkanin.
Ai përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike 2026 si dhe u njoh nga afër me punën dhe veprimtarinë e qendrës Lider Academy.
Shkolla Rinore Ballkanike 2026 do të zgjasë për një periudhë prej 8 javësh dhe përmban një cikël seminaresh të tematikeve me karakter social, ekonomik dhe politik.













