Mbrëmjen e së martës të 23 qershorit Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve organizoi përmbylljen e një viti shkollor dhe diplomimin e maturantëve të 2026-tës.
Një mbrëmje tradicionale e kuruar me shumë kujdes nga ekipi organizativ me përgatitjet dinjitoze të grupit artistik të shkollës me interpretime magjepsëse, Ilahi të një muzikaliteti të veçantë dhe ideimin e surprizave mjaft të këndshme në kuadër edhe të festimeve dhe përjetimeve që po sjell 35 vjetori i hapjes së institucionit të Medresesë së Shkodrës, për shkak të kushteteve të papërshtatshme atmosferike nga një ambient i hapur u detyrua të realizohej në ambientin e brëndshëm të shkollës.
Megjithatë emocionet u përcollën në ritmin e momentit, ku u çertifikuan nxënësit më të suksesshëm të shkollës të klasave 6-11, konkretisht nxënësit: Bekim Bilali VII, Jahja Istrefi VII, Reis Dani VII, Arsi Buzalli VII, Ebubekër Hoxha VII, Sidrit Kuka VIII, Unejs Heta VIII, Rejan Kosi VIII, Imran Shania IX-A, Muhamed Cami IX-A, Amar Curri IX-A, Ensar Canja IX-A, Amër Faslija X-A, Ismail Burgaj X-A, Abdullah Karmaj X-B, Omer Jiukaj X-B, Omer Pateriku X-B, Ahmed Bylykbashi XI, Enis Jukaj XI, Enes Mehmeti XI dhe Fahrudin Dungaj XI, fituesit e olimpiadave të Kur’anit për lëndët fetare në rang medresesh, konkretisht Ebubekër Hoxha VII, Ahmed Shqypi VII, Ibrahim Fishti dhe Azem Fishti X, Abdullah Karmaj X dhe Ahmed Bylykbashi X, si dhe të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në qarkun e Shkodrës, konkretisht Omer Jukaj X, Fahrudin Dungaj XI dhe Engin Kopani XII-A.
Më pas u realizua çetifikimi i të gjithë maturantëve për mbylljen me sukses të një cikli 12 vjeçar të sistemit parauniversitar.
Të pranishëm në këtë event domethënës të shkollës ishin:
Drejtoresha e Arsimit të zyrës vendore të Shkodrës znj Brisida Kadija, e shoqëruar nga përfaqësues zyrtar të kësaj drejtorie, e cila uroi përzemërsisht të gjithë maturantët për arritjet e tyre dhe në mënyrë të veçantë fituesit e olimpiadës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për paraqitjen e tyre shumë dinjitoze edhe në këtë vit shkollor.
Drejtuesit qëndror të Fondacionit Hudayi në Stamboll z. Rafet Bilaç, z Shuajip Bashan, kryetari i shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj, drejtori i Medresesë së Shkodrës z. Nexhmi Spahija si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare dhe turke në vendin tonë.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të maturantëve të këtij viti të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi si dhe familjarë të nxënësve të sukseshëm dhe grupit artistik të shkollës.
Mbrëmja festive u përmbyll me një kokteil në shenjë vlerësimi dhe respekti për të gjithë të pranishmit.






















