Shoqata V. H. K. “Istanbul” dhe fondacionin IGEDER organizuan seminar me specialistë të fushës së edukimit

Shoqata V. H. K. “Istanbul” në bashkëpunim me fondacionin IGEDER organizuan për tre ditë me radhë seminar trajnimi me specialistë të fushës së edukimit dhe jo vetëm të ardhur nga Turqia, të cilët ofruan trajtesa të vyera bashkëkohore në lidhje me mësimdhënien, mësimnxënien, teknologjinë si faktor referues dhe influencues në zhvillimin e të rinjve etj.

Të shumta ishin diskutimet e zhvilluara gjatë këtyre trajnimeve në konsulenca konstruktive dhe dobiprurëse, ku në fokus mbetet brezi i ri dhe e ardhmja e tyre.

Konsulentët ofruan qasje interesante dhe bashkëkohore në kuadër të zhvillimit dhe praktikimit të metodikave pedagogjike të kohës për një mbarëvajtje efikase të procesit të edukimit të brezit të ri.

Shpërndaje