Shoqata “Istanbul” filloi zbatimin e projektit humanitar “Ramazan 2020”

0

Edhe pse në kushtet e një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila po trondit të gjithë botën, shoqata “Istanbul” ka nisur  shpërndarjen e pakove ushqimore për muajit e shenjtë të Ramazanit.

Situata e pandemisë nuk i ka penguar vullnetarët dhe punonjësit e shoqatës “Istanbul” t’u gjenden pranë atyre që kanë më shumë nevojë në këto ditë  të vështira. Shpërndarja po bëhet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës z.Ridvan Seferaj, duke respektuar masat e sigurisë ndaj Covid-19.

Shpërndarja e ndihmave ushqimore për muajin e Ramazanit, është  projekt i përvitshëm, i cili zbatohet gjatë këtij muaji të bekuar për të gjithë muslimanet. Këtë vit shpërndarja po bëhet në prag të Ramazanit, me qëllim që t’u vihet në ndihmë edhe kategorive në nevojë, të cilat po vuajnë pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ndihmat mundësohen falë kontributit të fondacionit Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi dhe mbështetjes së vazhdueshme të bamirësit dhe dijetarit të mirënjohur, Osman Nuri Topbaş.

Përfitojnë nga ky projekt, familjarë dhe individë në nevojë të Qarkut Shkodër, në rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, si dhe disa familje në rrethin e Mamurrasit, të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Duke përcjellë edhe një mesazh në kuadër të këtij projekti, kryetari i shoqatës z.Seferaj shprehet se kontributi dhe shërbimi ndaj shtresave në nevojë duhet të vazhdojë pavarësisht situatës që po kalojmë, duke theksuar se: “Për momentin na duhet të respektojmë normat e distancimit fizik, por kurrë nuk duhet të distancohemi nga humanizmi dhe bamirësia”.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX