Shoqata “Istanbul” organizon therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve

0

​Në Shkodër kanë filluar therjet e kurbaneve nga shoqata “Istanbul” me rastin e festës së Kurban Bajramit. Projekti i kurbaneve mbështetet çdo vit nga fondacioni Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Turqi.

Që nga themelimi i saj shoqata “Istanbul” zhvillon rregullisht projektin e kurbaneve. Shpërndarja e kurbaneve do të realizohet në Shkodër dhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Malësi e Madhe, Mamurras, Fushë Krujë, Tiranë, Pukë dhe Berat. Do t’u shpërndahen familjeve në nevojë dhe institucioneve të veçanta.
I gjithë procesi i zbatimit të këtij projekti, ku përfshihet furnizimi, transporti, therja, paketimi dhe shpërndarja po realizohen nga një staf me përvojë dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.
Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX