Vazhdon mbështetja e shoqatës “Istanbul” për familjet dhe individët në nevojë.
Kësaj radhe u dhuruan pako ushqimore për banorët e zonës Postribë të rrethit Shkodër. Shpërndarja u organizua në bashkërendim me Njësinë Administrative të Postribës dhe administratorin e njësisë z.Altin Shabaj. Përveç Postribës, ndihma u shpërndanë edhe në fshatin Bardhaj të Njësisë Administrative “Rrethina”.
Ndihmuan për realizimin e shpërndarjes në përputhje me masat e sigurisë ndaj Covid-19, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në emër të shoqatës “Istanbul”, kryetari i shoqatës z. Ridvan Seferaj shpreh falënderimet ndaj të gjithëve për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti humanitar.
Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX