Shoqata Istanbul përmbylli Sofrën Tradicionale të Iftarit ditën e Marte duke shtruar një Iftar për besimtarët myslimanë të Bashkisë Vau Dejës dhe Komunës së Anës së Malit.

Kësaj sofre ju bashkuan mese 400 besimtarë nga xhematët e xhamive të Bashkisë së Vau të Dejës.

Kryetari i Shoqatës Istanbul falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë sofër të begatë dhe u uroi atyre agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Sofra e Iftarit, një traditë 16 vjeçare e Shoqatës Istanbul, filloi në hyrje të muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe vijoi përgjatë gjithë muajit.

Me të ftuar komunitete besimtarësh myslimanë, nga komunitete të tjera fetare dhe nga pushteti lokal dhe qendror, personalitete, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësive diplomatike, përfaqësues te shoqatave të ndryshme, mësues, pedagogë, profesorë, mjekë, juristë të karrierës, njerëz të shquar të kulturës, artit, sportit dhe medias, njerëz të biznesit e të tjerë me kontribut për qytetin e Shkodrës.

Shoqata Istanbul gjithashtu uron të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar dhe Përshumvite Fitër Bajramin.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX