Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shoqata “Istanbul” bëri shpërndarjen e mishit të kurbaneve për shtresat më në nevojë.

Nga 100 bagëti të trasha të therura, u shpërndanë 3500 pako mishi për individë dhe familje në nevojë në rrethet Shkodër, Tiranë, Malësi e Madhe, Mamurras, Kavajë, Lushnjë dhe Fier.

Projekti i kurbanëve u mbështet si çdo vit nga fondacioni Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi.

I gjithë procesi i zbatimit të këtij projekti, ku përfshihet furnizimi, transporti, therja, paketimi dhe shpërndarja u realizua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj duke respektuar masat e sigurisë ndaj Covid-19.

Shoqata “Istanbul”, krahas urimit për festën e Kurban Bajramit, ju fton të gjithëve që t’i bashkoheni lutjeve tona drejtuar Zotit të Madhërishëm, që kohët e vështira e sfidat e mëdha që po kalon e gjithë shoqëria të përfundojnë dhe njerëzimi të ndjejë lehtësim nga vuajtjet dhe dhimbjet.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX