Shoqata “Istanbul” ka nisur shpërndarjen e ndihmave për muajit e shenjtë të Ramazanit.
Shpërndarja e ndihmave për muajin e Ramazanit, është një e projektit i përvitshëm, i cili mundësohet falë mbështetjes së fondacionit Aziz Mahmud Hudayi, në Turqi dhe zbatohet gjatë këtij muaji të bekuar.
Do të përfitojnë nga ky projekt rreth 1300 familje dhe individë në nevojë të Qarkut Shkodër, në rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe. Këtë vit shpërndarja do të shtrihet edhe në rrethet Tiranë, Vlorë, Berat dhe Mamurras.

Shpërndarja po bëhet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj, duke respektuar masat e sigurise ndaj Covid-19.
Z.Seferaj, në kuadër të këtij projekti u shpreh se: “Kontributi dhe sherbimi ndaj shtresave në nevojë është në qendër të veprimtarisë tone humanitare”.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX