Sofra Tradicionale e Yftarit organizuar nga Shoqata Istanbul hapi siparin këtë vit në një yftar të shtruar të Hënen ku ishin të ftuar stafi i Medresesë Shkodër.

Kryetari i Shoqatës Istanbul z Ridvan Seferaj u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve ndërsa një fjalë të rastit ndau me pjesëmarrësit edhe drejtori i Medresesë z. Kujtim Dervishi.
Shtrimi i yftareve gjatë muajit të Ramazanit është një traditë disa vjeçare e Shoqatës Istanbul.

Prej 15 vitesh “Shoqata İstanbul” shtron yftare gjatë muajit të Ramazanit, një traditë e cila vijoi edhe mbrëmjen e së Martes , te pranishem ishin stafi i Myftinise Shkoder si dhe besimtarë nga Xhamia e xhamise se Parrucës.

Të Mërkurën besimtarë nga qyteti i Koplikut të cilët së bashku me ne ndanë begatitë që na sjell çdo vit muaji i paqes dhe mirësisë, muaji i shenjtë i Ramazanit.

Të Enjten besimtarë nga Xhamitë e Medresesë dhe Dy Vajzave u bënë pjesë Sofrës Tradicionale dhe të Begatë të Yftarit shtruar nga Shoqata Istanbul pranë ambienteve të Medresesë.

Gjithashtu nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Turqisë. Të Premten ishin të ftuar besimtarë nga Xhamia Ebu Bekr dhe Rus. Shoqata Istanbul ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Share.

Leave A Reply

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX