Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega Djem dhe Vajza kanë hapur zyrtarisht regjistrimet për vitin shkollor 2026-27. Me kushte dhe ambiente bashkëkohore mëse 1,000 nxënës frekuentojnë medresenë çdo vit.
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” u themelua në dhjetorin e vitit 1991. Ajo u hap si shkollë e bashkuar, 8 – vjeçare dhe e mesme e përgjithshme, me profil fetar (islam).
Sot, Medreseja ofron shërbim arsimor cilësor për ciklin fillor, 9-vjecar dhe të mesëm në tre godina të ndara sipas cikleve, duke ofruar njëkohësisht edhe shërbimin e konviktit dhe transportit.
Për regjistrime jeni të ftuar të kontaktoni në numrat e telefonit:
Dega e Djemve: +355 67 287 9378
Dega e Vajzave: +355 69 581 2039







