Shoqata e Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” ka lidhur një Memorandum Mirëkuptimi me University of New York Tirana (UNYT), me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe krijimin e mundësive të reja në mbështetje të studentëve dhe komunitetit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët synojnë të angazhohen në projekte të përbashkëta, organizimin e leksioneve, konferencave, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera akademike, si dhe publikimeve shkencore.

Një nga përfitimet e rëndësishme të kësaj marrëveshjeje është mundësia që studentët e referuar nga Shoqata “Istanbul” të përfitojnë bursë studimi në UNYT, në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Memorandum.

Përmes këtij bashkëpunimi, Shoqata “Istanbul” dhe UNYT synojnë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin akademik, mbështetjen e studentëve dhe realizimin e nismave të përbashkëta, duke kontribuar në zgjerimin e mundësive arsimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.







