Atashehu i Arsimit në Ambasadën e Turkiye në Shqipëri z. Gökmen Aksakal viziton Shoqatën Istanbul

Të Enjten e datës 19 Nëntor 2026 Kryetari i Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj pati kënaqësinë të presë Atashehun e Arsimit në Ambasadën e Turkiye në Shqipëri z. Gökmen Aksakal.

Gjatë vizitës së tij z. Aksakal u njoh më nga afër me aktivitetin e Shoqatës Istanbul në qytetin e Shkodrës në fushat e arsimit, kulturës dhe mbështetjes humanitare.

Prej mëse 25 vitesh Shoqata Istanbul ka dhënë kontributin e saj përmes institucioneve të ngritura si degët e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës, Kopshti “Aromë Trëndafili”, qendra Lider Academy si dhe përmes projekteve të ndryshme kulturore, sociale dhe humanitare.

z. Aksakal gjithashtu vizitoi ambientet e Medresesë së Vajzave dhe Ciklit Fillor ku u njoh më nga afër me stafin, proceset mësimore dhe aktivitetet e shkollës.

Gjatë takimit mes z. Aksakal dhe z. Seferaj u disktuan edhe mundësi të ndryshme bashkëpunimi në arsim falë përvojës shumëvjeçare të Shoqatës Istanbul në këtë fushë si dhe raporteve të shkëlqyera dhe miqësisë që ekziston mes dy vendeve si Shqipëria dhe Turkiye.

Shpërndaje