Kryetari i Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj priti ditën e Enjte më 19 Nëntor 2026 ambientet e shoqatës në Shkodër Atashehun e Ri në Ambasadën e Turkiye në Shqipëri z. Mehmet Tasçi.
z. Tasçi pati mundësinë të njihej me aktivitetin e Shoqatës Istanbul fushat e arsimit, kulturës dhe mbështetjes humanitare prej mëse 25 vitesh në qytetin e Shkodrës.
Gjatë takimi u shpreh një vullnet i ndërsjelltë për mundësi të shumta bashkëpunimi mes Shoqatës Istanbul dhe departamentit të Çështjeve Fetare të Ambasadës së Turkiye në Shqipëri.
z. Seferaj falenderoi z. Tasçi për këtë vizitë dhe bisedën e ngrohtë duke vënë theksin tek fryma e bashkëpunimit dhe vëllazërisë që ekziston mes dy vendeve tona.







