Më 21 Nëntor u mbajt në Prishtinë “Samiti i të Rinjve të Ballkanit” ku ishin të ftuar të rinj dhe të reja nga 8 shtete të Ballkanit ku ka qenë prezent Shkolla Rinore Ballkanike përfshirë Shqipërinë.
Shkolla Rinore Ballkanike, një nismë e Kryesisë së Turqve Jashtë vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) e cila prej disa vitesh organizohet në Shqipëri nga Shoqata Istanbul, këtë vit u mbajt gjatë muajve Prill-Maj me pjesëmarrjen e dhjetëra të rinjve.
Në këtë samit ishin të ftuar të rinjt dhe të reja e Shkollës Rinore Ballkanike të Shqipërisë si dhe përfaqësues të Shoqatës Istanbul. Gjatë samitit zunë vend diskutime mbi historinë e përbashkët, lidhjet kulturore dhe bashkëpunimin rajonal.
Ai vjen në 10 vjetorin e Shkollës Rinore Ballkanike dhe vjen si kontribut për krijimin e lidhjeve të reja mes të rinjve nga disa vende të rajonit.
Gjatë samitit Presidenti i YTB z. Abdulhadi Turus tha se përgjatë 10 viteve organizim të shkollës Rinore Ballkanike mëse 3,500 të rinj kanë marrë pjesë dhe është një program i implementuar nga 15 organizata në 8 shtete të rajonit.
“Këta të rinj do të jenë liderët e së nesërmes së Ballkanit, Turqisë dhe botës,” tha ai. Shkolla Rinore Ballkanike 2026 në Shqipëri bëri hapjen e edicionit të 9-të në qytetin e Shkodrës me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Turkiye në Shqipëri z. Baris Ceyhun Erciyes.
Ky projekt përfaqëson një cikët 8-javor seminaresh me tematike të ndryshme me karakter social, kulturor, politik dhe ekonomik.
















