Në kuadër të takimeve të programit të konsultës me të rinj shqiptarë që momentalisht janë në vitin e fundit të shkollës së mesme, drejtues të Universitetit Uludağ të qytetit Bursa në Turqi kanë vizituar sot qytetin e Shkodrës dhe të Tiranës.Delegacioni i kryesuar nga zv/rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. İrfan Kırıştıoğlu fillimisht është takuar me studentë maturantë të medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër ku kanë prezantuar nga afër nxënësit me programet e tyre dhe mundësitë për studime pranë këtij institucioni.

Maturantët e shumtë kanë pasur mundësinë që përpos informacionit të ofruar të bëjnë edhe pyetje për arsimin në Universitetin Uludağ.

Delegacioni krahas rëndësisë së universitetit, degëve, programeve dhe jetën sociale të studentëve atje, ka theksuar se ky institucion arsimor gjendet në një qytet ku shumica e banorëve janë të ardhur nga vendet e Ballkanit dhe veçanërisht nga trevat shqiptare.

Universiteti Uludağ është një nga universitetet më të mëdha në vend. Ai gjendet në qytetin Bursa dhe zotëron një nga kampuset më të mëdha në Turqi. Universiteti i Uludağ numëron rreth 75 mijë studentë, ndërsa ka një numër të madh të rinjsh nga vendet e Ballkanit dhe veçanërisht nga Shqipëria që ndjekin studimet atje. Të rinjtë shqiptarë zgjedhin Turqinë për arsimimin e tyre pasi përveç kulturës, traditave dhe mundësive të shumta për punësim që ofron ky vend, falë programeve shtetërore të bursave të kryesuara nga Departamenti i Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) ofron dhe mundësinë e studimeve pa pagesë për shumë të rinj.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX