Shoqata “Istanbul” vijon suksesshëm traditën e saj në organizimin e programeve në kujtim të figurave dhe personaliteteve që kanë lënë gjurmë në arsimin dhe kulturën mbarëkombëtare.

I tillë ka qene edhe simpoziumi i organizuar ditën e dielë të datës 13 Maj 2018, në ambientet e Hotel Coloseu  për nder të figurës së studiuesit dhe ideologut të njohur Ismail Mucej.

Në një pjesëmarrje mjaft të gjerë, ku spikatën prezenca e figurave të rëndësishme të pushtetit lokal dhe qëndror, Intelektualë, të rinjtë dhe të reja, përfaqësues të medias dhe familjarë të profesorit, kumtuesit e njohur Dr Irida Hoti dhe Teologu Gilman Kazazi shpalosën vlerat e posaçme të vizionit dhe rrugëtimit të këtij personaliteti.

Kështu Dr Irida Hoti tregoi rreth punës voluminoze të studiuesit Muçej në lidhje me përgatitjen e një Fjalori Shqip – Arabisht dhe Arabisht – Shqip, ndërsa Teologu Gilman Kazazi reflektoi mbi parimet dhe rrugëtimin e studiuesit në fjalë.

Përshëndetën takimin Kryetari i shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj, përfaqësuesi i Fondacionit Hudayi me qendër në Stamboll, studiuesi dhe analisti Ahmet Tasgetiren, përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër z Arben Halluni si dhe miq dhe dashamirës të studiuesit në fjalë.

Shoqata “Istanbul” vijon të realizojë me plot bindje dhe vullnet objektivat që i ka vënë vetes për ripërtëritjen e vlerave arsimore dhe kulturore të qytetit të Shkodër dhe ato mbarëkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX