Shkodër, fillon “Shkolla Rinore Ballkanike 2021”

0

Në qytetin e Shkodrës është organizuar aktiviteti i prezantimit të projektit “Shkollën Rinore Ballkanike 2021”, e cila po organizohet për të katërtin vit nga Shoqata e të Diplomuarve në Turqi e Shqipërisë në bashkëpunim mes shoqatës “Istanbul”, YTB (Organizatës për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike) dhe shoqatës “Përpjekje”.

Aktivitetin e përshëndeti kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, i cili tha se pjesëmarrësve të këtij aktiviteti u jepet mundësia të marrin informacion, të diskutojnë dhe të aftësohen rreth tematikave të trajtuara nga lektorë me përvojë.

“Bashkëpunimi me YTB-në në kuadër të këtij projekti ka qenë mjaft rezultativ dhe ka sjellë edhe frytet e veta. Këtë vit ka interes të shtuar dhe kërkesa të shumta nga të rinjtë për pjesëmarrje në seancat e seminareve. Këto bashkëpunime përveçse shkëmbim përvoje, janë edhe një instrument mjaft i rëndësishëm për forcimin dhe thellimin e miqësisë mes dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Turqisë”, tha Seferaj.

Sipas tij, për tematikat që do të trajtohen gjatë projektit, janë marrë në konsideratë edhe sugjerimet e të rinjve pjesëmarrës nga viti i kaluar.

Sefaraj tha më tej se “ky aktivitet është i një rëndësie të veçantë, pasi ka si grup të synuar të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë pjesa më vitale e shoqërisë.”

Në fjalën e tij përshëndetëse, koordinatori për Ballkanin në YTB, Mehmet Nedim Aslan, theksoi se programi i shkollës rinore nëpërmjet YTB-së ka filluar që në vitin 2016 dhe vazhdon deri në ditët e sotme.

“Nga programet e shumta të YTB-së nëpër botë më i famshëm është programi për bursat turke që marrin studentë nga e gjithë bota, nga 170 shtete që kanë arritur këtë vit. Në Shqipëri këtë vit ka pasur mbi 500 aplikime deri tani”, u shpreh ai.

Aslan tha se në shkollën rinore janë munduar që studentëve t’u japim informacione ose aktivitete praktike për sa i përket kulturës, historisë dhe fushave të tjera të ndryshme.

“Ndërmjet këtij programi kulturor, ose arsimor jemi duke krijuar një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Këtë program këtë vit po e zhvillojmë njëkohësisht në dy qytete, edhe në Shkodër edhe në qytetin e Tiranës”, theksoi më tej Aslan.

Është viti i katërt radhazi që shoqata “Istanbul” në partneritet me shoqatën “Përpjekje” dhe me mbështetjen e YTB-së, organizon programin e trajnimit në kuadër të projektit “Shkolla Ballkanike Shqiptare”.

Ky projekt konsiston në organizimin e një cikli seminaresh me karakter trajnues, ku trajtohen tematika kulturore, fetare, filozofike dhe historike.

Programi i trajnimit ka si grup të synuar të rinjtë dhe synon sensibilizimin e kësaj kategorie për rolin që duhet të ketë në shoqëri dhe mbajtjen e saj larg fenomeneve negative, ndërsa pjesëmarrësve të programit për gjashtë javë do t’u jepet mundësia të diskutojnë rreth tematikave që do të trajtohen nga lektorë me përvojë nga Shqipëria.

Në fund të programit trajnues, pjesëmarrësve do t’u jepet mundësia të vizitojnë për disa ditë Turqinë që të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e këtij vendi.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX