Pas ndërprerjes së detyrueshme 2 vjeçare për shkak të pandemisë, shoqata “Istanbul” shtroi  iftarin tradicional për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Çelja e iftarit u bë në ambjentet e komleksit të ri modern kulturor arsimor “Hanım Sabuncu” në Shkodër, pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, që ofron shërbime arsimore dhe kulturore për vajzat nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.

Fjalën e mirëseardhjes për të pranishmit e mbajti kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj. Pas mrënjohjes dhe falenderimeve për të pranishmit z. Seferaj shprehu kënaqësinë e veçantë për rikthimin e  traditës së mrekullueshme të sofrës së iftarit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.

“Na kishte munguar ky bashkim dhe kjo atmosferë mjaft e bukur mes miqsh. Është kënaqësi e veçantë të ritakohemi dhe të ndajmë përsëri kënaqësinë e përbashkët që na dhuron iftari i këtij  muaji të bekuar.

Mesazhet e Ramazanit janë mesazhe për më shumë solidaritet e bujari sidomos ndaj të varfërve, familjeve në nevojë, jetimëve, të moshuarve dhe të vetmuarve.

Ramazani është kohë e agjërimit dhe reflektimit. I lutemi Zotit që fundi i këtij muaji të na gjejë të çliruar nga emocionet negative, më të bashkuar, më  optimist për të ardhmen, të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për detyrat tona ndaj kësaj shoqërie,” – u shpreh kryetari i shoqatës “Istanbul.

I pranishëm në iftar ishte edhe përfaqësuesi i fondacionit Aziz Mahmûd Hüdayi në Stamboll, që prej vitesh kontribon dhe mbështet projektet e shumta për Shqipërinë, koordinatori i fondacionit Aziz Mahmûd Hüdayi për Shqipërinë dhe Ballkanin, z. Rafet Bilaç.

Përshëndetën iftarin, kryetari i bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia, znj. Edona Bilali Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Arben Halluni, përfaqësues i Myftinisë Shkodër.

Iftari tradicional i shoqatës “Istanbul” është bërë tashmë burim bashkimi dhe solidariteti ku marrin pjesë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qëndror, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të istitucioneve, përfaqësues të ojf-ve dhe shoqërisë civile, përfaqësues të medias, artit dhe sportit. përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të institucioneve turke, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë dhe të ftuar të tjerë.

Vazhdon kështu tradita e mrekullueshme e shtrimit të iftareve gjithëpërfshirës me anë të cilëve shprehet solidariteti mes njerëzve dhe fryma hyjnore e muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

 

 

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX