Shoqata “Istanbul” organizoi ceremoninë  e dytë për diplomimit e hafizëve të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë në Shkodër.

0

Në ambjentet e xhamisë së bukur të Medresesë në Shkodër, në një atmosferërë festive dhe shpirtërore u organizua ceremonia  e dytë për diplomimit e hafizëve të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë në Shkodër, cila administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit Hudayi në Stamboll.

Ceremonia e diplomimit  u organizua nga shoqata “Istanbul”.Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të fondacionit Hudayi, përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, hafizë të njohur të Kur’anit, hoxhallarë e të ftuar nderi nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Përshëndeti aktivitetin Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed Sytari.

Kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj pasi përshëndeti të pranishmit u shpreh se : “Para dy vitesh përjetuam emocionin e madh të diplomimit të 13 hafizëve të parë…Dhe ja ku jemi sot me diplomimin e 10 hafizëve të tjerë, për të cilët i lutemi Allahut që të jenë burim shprese dhe mirësie për të gjithë shoqërinë tone, pasi Allahu i ka përzgjedhur dhe nderuar  duke i bërë bartës së fjalës së Tij, që është fjala më e ndershme dhe më e vlefshme në botë. Ajo që para disa vitesh për ne ishte sfidë, sot falenderojmë Allahun, po bëhet realitet. Qendra e Memorizimit të Kuranit Famëlartë po jep frytet e saj. Përpjekjet dhe puna jonë po shpërblehet. Kjo është ceremonia e dytë për diplomimin e hafizëve dhe me dëshirën e Allahut kjo rrugë e nisur, ky mision fisnik dhe tashmë kjo traditë do të vazhdojë për breza me rradhë.

Z . Seferaj ndau me të pranishmit edhe lajmin e rëndësishëm për hapjen e Qendrës së Vajzave për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë si pjesë e kompleksit Kulturor dhe Arsimor “Hanim Sabuncu”, e cila do t’ju mundësojë të gjitha vajzave, të cilat ndjekin medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, por edhe jashtë saj, që duke u akomoduar në ambjentet e tij, të ndjekin shkollën dhe të mësojnë Kur’anin.

Ceremonia u mbyll me zërin e hafizëve të rinj, të cilët emocionuan të pranishmit me këndimin e pjesëve nga Kur’ani Famëlartë.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX