Pas ndërprerjes njëvjeçare për shkak të epidemisë së COVID-19 rikthehet Kupa “Istanbul” në minifutboll. Këtë vit organizohet edicioni i katërt i këtij aktiviteti futbollistik, i cili organizohet nga Shoqata “Istanbul” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës Ridvan Seferaj.

Kompeticioni do të zhvillohet me pjesëmarrjen e disa skuadrave me përfaqësi nga institucionet në administrim të shoqatës “Istanbul”, anëtarë, aktivistë, partnerë, dhe dashamirës.

Ky aktivitet në kuadër të veprimtarive sociale e sportive, që shoqata “Istanbul” organizon, synon të sensibilizojë të rinjtë për rolin e sportit dhe të ofrojë përfitime të drejtpërdrejta prej tij, pasi sporti ndikon pozitivisht jo vetëm tek shëndeti trupor dhe mendor, por edhe përmirëson aftësitë sociale dhe sjelljen, forcon lidhjet, bashkon njerëzit, shton respektin dhe vlerësimin për njëri tjetrin.

Lusim Zotin që të na japë mbarësi dhe në fund të dalim me përfitime të shumëanshme nga ky aktivitet.

 

 

 

 

 

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX