Shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” organizoi iftarin tradicional të muajit të shenjtë të Ramazanit, një aktivitet tashmë i konsoliduar në jetën publike të qytetit, i cili mblodhi së bashku përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, drejtues institucionesh, përfaqësues të trupit diplomatik në Republikën e Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe personalitete nga fusha e arsimit, medias, biznesit, sportit, artit dhe kulturës.

Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj, i cili vlerësoi rëndësinë e muajit të Ramazanit si një kohë reflektimi dhe solidariteti, si dhe theksoi rolin që aktivitetet e përbashkëta luajnë në forcimin e lidhjeve mes komunitetit dhe institucioneve.

Në vijim, të pranishmit u përshëndetën edhe nga përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër teologu Arben Halluni, Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër z. Rudin Beka si dhe Atasheu për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë z. Adem Gerlegiz.
Iftari tradicional i Shoqatës “Istanbul” tashmë është kthyer në një moment të rëndësishëm takimi dhe bashkëbisedimi mes institucioneve dhe komunitetit, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe në promovimin e vlerave të mirëkuptimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit.





















