Medreseja përkujton 25 vjetorin e themelimit

0

Mes emocionesh të shumta dhe një pjesëmarrjeje të jashtëzakonshme, më 24 prill u organizua në teatrin “Migjeni”, mbrëmja jubilare e 25 vjetorit të medresesë së Shkodrës. Në këtë veprimtari nderuan me praninë e tyre: Kryetari i KMSH z. Skender Bruçaj, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërnava, Përfaqësuesi i Lartë i fondacionit “Hüdayi” z. Rafet Bilaç, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe z. Edmir Smajlaj, Myftiu i Pukës z. Gëzim Kopani, myftilerë dhe drejtues të medreseve nga Prishtina, Gjakova, Gjilani, Prizreni, Presheva, Sarajeva, Tetova, Gostivari, Dibra, Podgorica, Tuzi e Ulqini.

Morën pjesë gjithashtu: Znj. Greta Bardeli Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, zv. Ambasadori İ Republikës së Turqisë z. Sinan Cem Baş, Kryetari i Agjenisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim TIKA z. Eyüp Yavuz Ümütlü, Kryetari i Institutit “Yunus Emre” Shkodër z. Zafer Kıyıcı, ish Myftiu dhe Kryetari i Bashkisë së Dibrës në Maqedoni z. Ruzhdi Lata, Drejtori i DAR Shkodër z. Kadri Ymeraj, Rektori i Universitetit të Shkodrës z. Adem Bekteshi, Deputeti Agron Çela, prindër, nxënës e ish medresistë, dashamirë të Medresesë, miq e të ftuar. etj.

Fjala e rastit u mbajt nga drejtori i Medresesë z. Kujtim Dervishi dhe aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Shoqatës VHK “İstanbul” z. Ridvan Seferaj si dhe nga z. Cem Baş, z. Skender Bruçaj, z. Naim Tërnava. Gjatë këtij aktiviteti shkolla u nderua me titullin “Nderi i Qarkut” Shkodër, i cili u dorëzua nga znj. Greta Bardeli. Aktiviteti përcolli emocione dhe kujtime përmes dokumentarit “25 Vjet Medrese” si dhe nga programi artisitik i nxënësëve të shkollës të cilët i dhanë jehonë kësaj mbrëmjeje jubilare.

Share.

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX