Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, z. Mustafa Şentop me cilësinë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë së bashku me një delegacion zyrtar që e shoqëron vizitoi edhe medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodrër, e cila administrohet nga shoqata “Istanbul” me mbështetjen e fondacionit Aziz Mahmud Hudayi në Stamboll.

Şentop dhe delegacioni shoqërues u pritën në ambjentet e medresesë nga drejtori i shkodhës z.Kujtim Dervishi dhe kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj.

Z. Seferaj i uroi mirëseardhjen dhe falenderoi z. Şentop per praninë e tij në medresenë më të madhe të Ballkanit, e cila sipas Seferajt është në këto nivele edhe falë mbështetjes së pakufizuar të institucioneve dhe bamirësve nga Turqia.

“Shqipëria dhe Turqia historikisht kanë dhënë dhe kanë marrë nga njëra tjetra. Është një miqësi që nuk njeh kufij. Kontributet e shtetit mik Turk për Shkodrën dhe Shqipërinë kanë qenë e vazhdojnë të jenë të shumta dhe të pakushtëzuara, ashtu siç dinë të kontribuojnë vëllezërit” – theksoi Seferaj.

Ndërsa Z. Şentop mjaft i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore u shpreh se këtu në medrese ndihem si në shtëpinë time, pasi edhe unë dikur kam mbaruar medresenë ashtu si dhe Presidenti i Turqisë Z. Recep Tayyip Erdoğan ka qenë medresist.

Prof.Dr. Şentop vlerësoi kontributin që shoqata “Istanbul” jep prej vitesh në Shkodër dhe Shqipëri në veçanti në fushën e arsimit dhe edukimit me institucionet e saj si Kopshti, Qendra për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë dhe në veçanti rolin mjaft të rëndësishëm që luan medreseja, të cilën z. Şentop e cilësoi si “Bebja e Syrit të Ballkanit”.

Morën pjesë në ceremoninë e pritjes përfaqësues nga fondacioni Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Stamboll, kryetarja e bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni, Myftiu i Zonës shkodër Imam Muhamed Sytari dhe të ftuar nderi.

Për nder të kësaj vizite nxënësit e medresesë dhanë një program të shkurtër festiv.

Share.

Comments are closed.

Banka Kombëtare Tregtare (LEKË): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL39 2055 1106 1397 29CL TJCL ALLE
Banka Kombëtare Tregtare (EURO): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL17 2055 1106 1397 28CT LJCF EULA
Banka Kombëtare Tregtare (DOLLAR): Numri i Llogarisë : 410139728 IBAN : AL50 2055 1106 1397 28CT LJCF USDE
KODI SWIFT: NCBAALTXXX